Detaje të reja bëhen me dije lidhur me kufomën e gjetur më 9 mars në Plazhin e Zvërnecit dhe identfikuar së fundmi. Loni (Luan) Isai 32 vjeç, nga fshati Gjorm i Vlorës, ishte pronar i një bilardoje në qytetin bregdetar.
Sipas të afërmve të tij, shprehur për një portal online, i riu, i fejuar prej kohësh, njihej si një person i qetë dhe jo problematik.
Ai njihej për pasionet e tij, kryesisht motorat dhe tatuazhet. Sipas tyre, nuk dihet nëse viktima ka pasur konflikte të mundshme që kanë çuar në vrasjen e tij.
(XH.A/SHUPLAKA)