Një krokodil që peshonte plot 210 kilogramë e ka gjetur veten duke u futur në një autostradë dhe fundi për të nuk ka qenë aspak i mirë.
Krokodili gjigant u godit një kamion dhe mbeti në mes të rrugës, por gjithsesi si duket arriti të mbijetonte.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 3 qershor.
Pasi bllokoi një autostradë të tërë, zvarraniku me gjak të ftohtë u kap nga Broderick Vaughan, e cila mundi ta lidhte disa orë pasi u mbyll rruga.
Për fat të keq, gjërat morën një kthesë për më keq dhe veterinerëve iu desh që t’i jepnin fund jetës së tij pasi kuptuan se plagët e tij ishin më të rënda nga sa dukeshin.
“Nuk kishte asnjë arsye për ta mbajtur gjallë dhe ta linim të vuante.”-shprehet Vaughan.