01:38 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

U goditën nga Audi i blinduar por policët hezituan ta ndiqnin, Analisti: Duhen shfajësuar, gjurmët e krimit janë tjetërkund

17:35 | 26/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
U goditën nga Audi i blinduar por policët hezituan ta ndiqnin, Analisti: Duhen shfajësuar, gjurmët e krimit janë tjetërkund

Analisti Andi Bushati, ka komentuar pamjet filmike të publikuara mbrëmë në emisionin “Opinion”, ku një makinë policisë është goditur pak ditë me parë nga një makinë e blinduar.

Në shkrimin e tij Bushati argumenton se 12 policët që ishin të pranishëm në aksionin ku o godit makina e policisë duhen shfajësuar pasi gjurmët e krimit janë tjetërkund.

Ai thotë se policët e dinë se këta njerëz kanë lidhje në nivele të larta dhe e dinë se nëse e kishin arrestuar mund të ndërhynte dikush nga lart për ta nxjerrë dhe armiqësia do t’u ngelej atyre mbi shpinë.

Ai risjell në vëmendje edhe raste të mëparshme kur policia është dashur të tërhiqet.

POSTIMI I PLOTË:

Pamjet rrënqethëse që u trasmetuan të hënën në mbrëmje në emisionin “Opinion”, ku 12 policë të drejtuar nga numri dy i drejtorisë rajonale të Elbasanit qëndrojnë si hunj, të frikësuar, të shushatur dhe të tredhur për t’u vënë në ndjekje të atij që i kishte sulmuar, nuk është vetëm një akuzë për uniformat blu.

Edhe gjatë emisionit, edhe më pas në mediat e tjera, filloi të diskutohet se përse, policia nuk u vu në ndjekje të Audit të blinduar që guxoi të përplasej me ta?

Pse uniformat blu, megjithëse në kushtet e flagrancës, nuk riskonin ta kapërcenin pragun e tregut agro- ushqimor?

Pse, ashtu sikurse duket edhe në pamjet filmike (shiko videon poshtë), ata nuk përfitojnë nga dera që ndenji për disa kohë e hapur, por qëndrojnë hezitues dhe të dërrmuar përpara saj?

Pse, në fund të fundit, ata nuk guxojnë as t’a përmendin në komunikata dhe në komunikimin publik emrin e të dyshuarit të cilin opozita e ka treguar me gisht duke thënë se është Suel Çela?

I gjithë ky enumeracion pyetjesh diskredituese të bën të mendosh për një implikim të policisë lokale me bandat e qytetit. Ashtu si në rastin e trafikantëve të drogës, ashtu si në rastin e dhjetra krimeve ordinere, mendja të shkon te keqbërësit e provincës që fitojnë aq para sa të paguajnë punonjësit e rendit, për të siguruar paprekshmërinë e tyre.

Dhe natyrisht, ky version, nuk përjashtohet edhe në hipotezat e asaj që ndodhi në mbrëmjen e 18 shtatorit në Elbasan, kur ai që guxoi të godiste zv/drejtorin e policisë u la të ikte në drejtim të paditur.

Por, kqyrja disa herë e atyre pamjeve, fakti se policëve u ishte përdhosur shefi i tyre, se kjo kishte ndodhur në mënyrë të bujshme dhe në syte e mbi dhjetë dëshmitarëve, të bëjnë të ngresh edhe një hipotezë tjetër.

Ajo të çon të mendosh se policia e kishte të pamundur të shkonte më tej. Pafuqia e atyre njerëzve që nuk bënin dot një hap më shumë drejt detyrës, flet shumë. Sa më shpesh e shikon videon, kalamendjen, hezitimin dhe ankthin, për të vazhduar aksionin, përpara një porte që po mbyllej pa kthim, fillon të kuptosh edhe se ç’kanë menduar në ato momente ata policë.

“Ja dhe vazhduam më tej, do e kapim agresorin, pastaj do ndërhyjë dikush nga lart, pastaj do bëhet një proces fallco, pastaj të gjithë do të jenë të lirë dhe vetëm ne do të kemi një armiqësi mbi shpinë”.

Po të kqyrësh me kujdes ato pamje duket sikur hyn në botën e brendshme dhe në mendimet më të thella të atyre njerzve të ligjit që në fakt janë “viktima” të një paligjshmëre më të madhe. Ne mund t’i kërkojmë atyre të bëjnë trimin e çartur, mund të presim nga ata të luajnë skena filmash si ato të Korado Katanit, me të cilat jemi mëkuar në fëmijëri, por ne nuk mund të harojmë për asnjë çast, se nuk mund të ketë kurrë heronj për sa kohë ata tradhëtohen nga lart, nga eprorët, politika, qeveria.

Kjo është në fakt fabula që kemi parë disa herë. Kështu u sollën edhe ata policë që tentuan të ndalojnë dikur Mark Frrokun i cili mbante një trafikant në veturën e tij. Ngjarjet e mëpasme treguan se e gjithë ministria e brendëshme qe e implikuar në fshehjen e bëmave të deputetit. Prandaj policët e rrugës nuk mund t’a linin veçse të largohej.

Të njëjtat skena, përjetoi edhe ai grup i gatshëm që u nis të prangoste Kostandin Xhuvanin (disa kohë më para se të merrte katër jetë) kur ai shkoi e u shfaq në oborrin e parlamentit. Por, një urdhër nga lart e ktheu makinën e tyre në mes të rrugës, nga frika se mos krijoheshin implikime politike.

Këto histori të trishta nuk kanë si të mos të të kujtohen teksa vëzhgon videon e Elbasanit dhe pafuqinë e atyre 12 policëve, që shohin t’u mbyllet porta para syve.

Ndoshta impotenca e tyre buron pikërisht nga kjo gjë. Nga fakti se ata dinë më shumë se ne që u kërkojmë të luajnë heroin. Ata e kuptojnë të parët se ka dyer që u janë mbyllur nga lart. Ata e ndjejnë se nuk kanë më shumë kompetenca, se ato të aktorëve të neveritshëm të videove amatore.

Dhe për këtë duhen shfajësuar. Gjurmët e krimit të çojnë tjetërkund. (lapsi.al)

(B.H/Shuplaka)

Etiketa: Andi Bushati
Pas

28-vjeçari nga Vlora i dehur rreh me grushte dhe shkelma 53-vjeçarin (EMRI)

Para

Luçiano Boçi: 8000 studentë shqiptarë rrezikojnë bursën, shkak vetëm një vulë

Para
Deputeti i PD-së i kundërpërgjigjet Fleckenstein-it: A të ka uruar ndonjëherë ty shefi “suksese në jetë”?!

Luçiano Boçi: 8000 studentë shqiptarë rrezikojnë bursën, shkak vetëm një vulë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.