05:24 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U hapën negociatat që na u hapen vitin që shkoi?!’,ironizon Manjani:Vendi i zhytur në krim e drogë, mbyllni gojën

19:39 | 29/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
U hapën negociatat që na u hapen vitin që shkoi?!’,ironizon Manjani:Vendi i zhytur në krim e drogë, mbyllni gojën

Në vazhdën e reagimeve për progress raportin e KE për Shqipërinë ka reaguar dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Ai e ka quajtur reagimin e kryeministrit Rama si qesharak me tone të forta ironie duke përmendur që negociatat u hapën dhe një herë për Shqipërinë, njësoj si vitin e kaluar.

Duke listuar 5 arsye Manjani thekson se negociata jo vetëm që nuk janë hapur por kjo është poltikë e Kryeministrit Rama.

“Ç’faj ka Shqipëria, që ndërkombëtarisht u detyrua të gëlltisë edhe njëherë turpin e të ecurit në rrugë të pashkelura, kur shpikjet u qujtën reforma unike nga Lu e Vllahutin?!

Hapini pra ato negociata, pse s’bëni?! Shqipëria bëri ç’i thatë ju.”-shkruan ndër të tjera Manjani.

Postim i plotë:

Çështje që Kryeministri duhet ti sqarojë me veten si fillim.

Kryeministri, me rastin e marrjes së përsëritur të vendimit pa vlerë të hapjes së negociatave shpalosi edhe njëherë përmbledhtas kontradiktat me të cilat Ai bën politikë.

  1. Shqipëria ka bërë progres në reforma, pavarësisht faktit (jo atë që thotë kritika) se vendi është pa Gjykata.

Cila reformë na paska dhënë kaq sukses?! Koncensionet apo pastrimi i parave në ndërtime masive?! Cili nga të mbrojturit prej Tij u hetua, gjykua dhe dënua?! (Flas për ato që ja kërkon prej kohësh perëndimi).

  1. Lulzim Basha duhet duhet të heqë dorë nga protestat, të marrë pjesë në zgjedhje, por zgjedhjet nuk shtyhen e madje as komisionerët e PD e LSI nuk pranohen.

Për çfarë e do dialogun atëhere?! Të protestosh për demokraci, të bën anti-shqipëri?! Të plotësosh detyrimet ligjore për të dërguar komisionerë, quhet herezi?!

Po Ai bëri grevë urie në 2009, kur pritej liberalizimi i vizave, e vetmja gjë që po i shijojmë BE-së…

Si u hapkan negociatat duke mbyllur gojën, kur vendi zien në krim e drogë?!

  1. Kushtetuta nuk e lejon të shtyjë zgjedhjet, por kur Presidenti thotë se është gati Ai thotë:Jo s’du!

Pra kush nuk lejon gjetjen e zgjidhjes politike, Ai apo Kushtetuta?!

Ç’e pengon Kryeministrin të ndjekë modelin Kurz, Tzipras, apo edhe Gruevski e Vuçiç?!

  1. Protestat e opozitës nuk janë të popullit. Kjo është teoria më gjigande e Ti.

Duhet ta ndajë njëherë e mirë dilemën: opozita është pjesë e popullit apo gjithë ai popull që proteston pa u lodhur është një opozitë e madhe!

Reklamë më të madhe për një opozitë sesa kjo që bën Kryeministri nuk ka!

Si ka mundësi që e mendon “të shkrirë” këtë opozitë që, megjithse “nuk është popull” arrin ta shqetësojë Kryeministrin, i cili popullin e di platformë dixhitale e Shqipërisë që do…!

  1. Kryeministri mendon se i meriton negociatat (a thua se i ka për shtëpinë e vet), por Europa politike nuk është dakort.

Po kë përpiqet të bindë ky, nëse nuk bind Europën politike?! Është Kryeministër apo fondacion ky njeri?!

Nëse me Reformat (në fakt anti reformat) e Hahn e Mogherinit nuk bindin dot Europën Politike, kujt i ankohen këta të gjithë?!

Çfaj ka Shqipëria, përfshi dhe opozitën, e cila i dha mbështje me deri në irracionalitet çdo pisllëku që u shit si reformë?!

Çfaj ka Shqipëria, që ndërkombëtarisht u detyrua të gëlltisë edhe njëherë turpin e të ecurit në rrugë të pashkelura, kur shpikjet u qujtën reforma unike nga Lu e Vllahutin?!

Hapini pra ato negociata, pse s’bëni?! Shqipëria bëri ç’i thatë ju.

  1. Më në fund, na janë hapur prap negociatat që na u hapen vitin që shkoi?!

A na u hapën, u hapën e na u mbyllën apo nuk na janë hapur ende?!

E këshilloj ta ndajë mendjen se i ka rënë llogjika e komunikimit publik përtokë.

Qesharak komplet!

 

Pas

De Biasi voton trajnerin e ri të Milan: “Edhe Allegri ishte si ai…!”

Para

Natyra i mban me ‘hatër’ disa njerëz, njihuni me 23 fotografitë mahnitëse

Para
Natyra i mban me ‘hatër’ disa njerëz, njihuni me 23 fotografitë mahnitëse

Natyra i mban me 'hatër' disa njerëz, njihuni me 23 fotografitë mahnitëse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.