Mbrëmjen e sotme në emisionin investigative “Ajsberg” është hedhur dritë mbi deklaratat e kryetrit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili shpesh, në periudhë fushate, por jo vetëm premtonte se do te rehabilitonte një nga problemet më të mëdha të tiranës. Trafiku i kryeqytetit duket se jo vetëm nuk është rehabilituar por njëkohësisht është përkeqsuar më shumë.
Kryebashkiaku premtonte se do t’u epte më shumë rëndësi këmbësorëve dhe personave që përdorni biçikletë se sa ata që përdorin makinën, duke synuar kështu uljen e trafikut dhe cilësi më të mirë të ajrit.
“Ju e keni parë, për të zgjedhur e zgjodhën. Ai ka marrë 20 milon dollar nga rritja e taksës së ujit, ka marrën 120 milion euro nga shtimet e taksave, ku kanë shkuar? Mos ndoshta janë bërë pemë? Si është e mundur që për të riparuar një shesh duhen shifra marramendëse parash?
Ne jo vetëm kemi harxhuar lekë më shumë, por është bërë zallamahi e gjithë Tirana. Duke treguar kështu që rrugët edhe për këmbësor edhe për makinat, qoftë edhe korsitë e biçikletave janë lënë komplet pas dore duke u harruar nga kryebashkiaku.”– është shprehur moderator i emisionit.
Lidhur me këtë çështje gazetarët e emisionit “Ajsberg”, kanë dalë në terren dhe kanë pyetur drejtuesit e mjeteve, për të cilët kjo është një torturë.
I pyetur nga gazetarja njëri nga drejtuesit e metit shprehet: Është e tmerrshme, nuk di çfarë të them sepse në moment te ndryshme të ditës trafiku është i ndryshëm. Trafiku rëndohet shumë sidomos gjatë drekës.
Në vijimësi është transferuar fjala e Erion Veliaj i cili pohon se jo vetëm do të zhdukej trafiku por njëkohësisht do u jepej më shumë të drejtë këmbësorve dhe drejtuesve të biçikletave.
Investigimi ka vijuar më tej, ku është vëzhguar korsia e bicikletave për rreth 3 orë dhe nga pamjet dallohet qartë që jo vetëm biçikletat që janë të pakta në numër por gjithashtu në këtë korsi kalojnë nëna me karroca bebesh apo dhe motoçikleta.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/315067875840859/