Pas ngjarjes së djeshme ku disa dasmorë janë helmuar në lokalin ‘Laguna Blu’, ditën e sotme ka folur nëndrejtori i spitalit të Elbasanit Luan Rapi.
Në fjalën e tij nëndrejtori ka thënë se janë 31 të shtuar, ku 3 prej tyre janë nisur drejt Tiranës në gjendje të rëndë.
“Të shtruarit në spital kanë pasur një gadishmëri 100% nga stafi mjekësor. Janë 31 të shtruar dhe 2 fëmijë në pediatri, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar drejt Tiranës. 8 raste kanë marrë mjekime ambulatore, ndërsa nga ora 13.00 nuk ka pasur më fluks pacientësh”, është shprehur ai.
(E.V/Faxweb.al)