Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.
Kryebashkiaku u hetua për “shpërdorim të detyrës”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale.
Kujtojmë se kryebashkiaku socialist u vendos nën hetim për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me një rrugë të ndërtuar në Lezhë.
Nga qershori i vitit 2013 deri në 2019, Pjerin Ndreu ka mbajtur postin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndërkohë qëndroi në krye të Bashkise Lezhë prej dy mandatesh.
Ai u zgjodh në drejtimin e Bashkisë Lezhë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe ato më 14 maj 2023.