Tërmeti 5.8 ballë i padites së djeshme terrorizoi qytetatarët, kryesisht në qarkun e Tiranës dhe Durrësit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha.
Një grua e lënduar nga tërmeti i fuqishëm në Tiranë ka rrëfyer panikun, ndërkohë që nga frika ajo ka marrë djalin në krahë dhe është hedhur nga ballkoni.
Duke mos dashur të tregojë fytyrën, por vetëm pjesën e dëmtuara në trup, ajo tha se ndodhej brenda shtëpisë, kur fëmijët kishin filluar të bërtisnin.
Po ashtu ajo ka deklaruar se tërmeti i shkatërroi shtëpinë.
Isha brenda në shtëpi, filluan të bërtisnin fëmijët. Kapa në krah çunin dhe gocën dhe u hodha nga ballkoni. Shtëpia vende-vende është çarë.
Po fëmijët kanë pas lëndime?
Jo, vetëm se janë trembur, janë traumatizuar. Fëmijët kanë pas më shumë dëmtime psikologjike. Banesa është një katëshe.
Ka persona të tjerë të lënduar?
Nuk e di, thonë që ka, më shumë nga frika. Ashtu siç dola dhe unë.
Sa fëmijë keni, banesa juaj është e banueshme?
Jo, mbrëmë kemi ndenjur deri vonë jashtë, pastaj kemi shkuar të flemë te nëna. Fëmijët janë te komshinjtë. Goca nuk ka vënë gjumë në sy fare.