Ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit Shpëtime Tufa e cila u aksidentua 2 ditë më parë në aksin Elbasan-Metalurgji.
Së fundi në lidhje me shkaqet e aksidentit të dyshimtë u tha se kamerat e bizneseve aty pranë konstatuan vetëhedhjen nga mjeti që po udhëtonte.
Mendohet se gruaja ka marrë ngacmime nga drejtuesi i mjetit që po udhetontë, ndaj për të mbrojtur veten u vetëhodh, duke marrë dëmtime të rënda.
55 vjecarja u përcoll sot në banesën e fundit nga të afërmit. Ajo ishte nëna e tre vajzave. Ndërkohë drejtuesi i mjetit u arrestua pak kohë më pas nga policia.
(E.K/FAXWEB.AL)