Pas heqjes së shkronjave të Teatrit Kombëtar gjatë natës ditë më parë nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës, duket se situata ka ndryshuar.
Burime bëjnë me dije se shkronjat e Teatrit do të vendosen ditën e nesërme, rreth orës 10:00, ku me këtë rast do të jetë e pranishme edhe ish deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack.
Ndërkohë, për një çështje të tillë, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar edhe aktori Neritan Liçaj, i cili shkruan se: “Gërmat do të vihen ore… edhe me të madhe ore… TEATRI KOMBETAR” duke bërë me dije rivendosjen e tyre.