Një e re ra nga maja e një shkëmbi 30 metra të lartë pasi u shpërqendrua nga telefoni i saj celular dhe qëndroi për 13 orë derisa një person dëgjoi lutjet e saj për ndihmë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Palos Verdes, në Los Angeles. 32-vjeçarja ndodhej në majë të shkëmbit rreth orës 19:00 të së enjtes kur ra teksa po kontrollonte telefonin. Ajo nuk u gjet deri në orën 08:00 të mëngjesit të ditës tjetër, kur një kalimtar i rastit e dëgjoi. Ai nuk mundi që ta shpëtonte, kështu që njoftoi autoritetet.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Independent, një zyrtare e policisë tha se 32-vjeçarja ishte me fat që kishte shpëtuar dhe që dikush e kishte dëgjuar në gjithë atë erë e zhurmë.