Një ngjarje jo e zakonshme mësohet të ketë ndodhur pasditën djeshme në Tiranë ku në Komisariatin Nr 6-të të kryeqytetit është shembur hyrja e kësaj godine.
Burime bëjnë të ditur se fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar ndërkohë sot kanë nisur punimet për rikonstruksionin e Komisariatit.
Ende nuk janë të qarta shkaqet e kësaj ngjarje pasi nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtarë lidhur me këtë.
Kujtojmë se ky Komisariat i është nënshtruar një rikonstruksioni kohët e fundit punime të cilat janë inaguruar me 11 Janar të këtij viti. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Me sa duket nuk keni reporter në Tiranë!!??