Edhe pse është inaguruar vetëm në këtë fillim vere, rruga e fshatit Borsh në jug të vendit është bërë e palakueshme gjatë paradites së sotme.
Si pasojë e reshjeve të shiut rruga ka pësuar çarje dhe ulje në një pjesë të saj në dalje të fshatit, duke e bërë të pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë.
Rruga është bërë vetëm pak muaj më parë, dhe mjaftuan disa reshje shiu për ta sjellë atë në gjendje të pakalueshme. Për më shumë shihni fotot e mëposhtme.
Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë probleme në shumë qytete të vendit, ku shumë lumenj kanë dalë nga shtretërit, dhe dhjetra banesa gjenden nën ujë. (Lexo edhe ketu)
Discussion about this post