Deputeti Eljo Hyska, ka reaguar pas lajmit se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ku thekson se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Hyska shprehet mirënjohës për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun
dhe punojnë për të shpëtuar jetë.
Po ashtu ai shton se virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.
“Të dashur miq, Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media.
Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë.
Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.
Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.
Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme.”- shkruan Hyska.