Pas një turi dyditor në qarkun e Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama është kthyer në Tiranë për të nisur nga takimet ‘’serioze”.
Kështu para pak minutash kreu i qeverisë është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit, ku do të ketë një takim me Gramoz Ruçin.
Ky takim vjen një ditë para seancës parlamentare, ku opozita ka paralajmëruar bllokimin e saj, për shkak të çështjes Xhafaj.
PD dhe LSI-ja do të protestojnë të shtunën përpara kryeministrisë, ku mes të tjerave do të këkohet dhe shkarkimi i ministrit Xhafaj.
Për Edi Ramën që është dhe vendimmarrësi, deri më tani, nga ajo që është parë, Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjësi as ligjore dhe as morale në lidhje me aktivitetin e të vëllait të tij vite më parë.
(E.K/FAXWEB.AL)