04:00 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U kap duke vjedhur në Bruksel, del emri i zyrtares së lartë shqiptare që u pezullua nga puna

08:59 | 01/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
U kap duke vjedhur në Bruksel, del emri i zyrtares së lartë shqiptare që u pezullua nga puna

Ministria e Arsimit së Kosovës ka pushuar nga puna një zyrtare të lartë, pasi dyshohet se është kapur duke vjedhur në një dyqan në Bruksel, gjatë një vizite zyrtare në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, delegacion në të cilin merrte pjesë edhe vetë ministri Shyqiri Bytyqi.

Televizioni 7 nga burimet merr vesh se fjala është për Igballe Cakaj, e cila është udhëheqëse e sektorit të trajnimeve në Ministrinë e Arsimit.

Për rastin ka folur edhe vetë ministri Bytyqi, i cili ua ka konfirmuar mediave atë, dhe ka thënë se me të marrë informatën ka suspenduar zyrtaren në fjalë.

Merret vesh se Igballe Cakaj në një qendër tregtare kishte hyrë për të blerë rroba, një pjesë të së cilave e kishte paguar, por pjesën tjetër dyshohet se e kishte fshehur në çantë.

Gjatë asaj kohe, Cakaj ishte përcjellë vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.

Sigurimi mësohet se kishte pritur, derisa zyrtarja kosovare ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.

Sigurimi më pas kishte ftuar Policinë e cila e kishte intervistuar zyrtaren e MASHT-it, e cila më pas është liruar dhe i ishte ribashkuar delegacionit.

Për më tepër, delegacioni mësohet të ishte alarmuar dhe kishte filluar ta kërkojë atë, pasi nuk kishin pasur informacione për një kohë se ku ndodhej ajo.

Së pari për këtë zyrtare ka raportuar KTV’ja, e cila ka shkruar se e njëjta zyrtare ishte ndalur edhe nga policia belge.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje tronditëse që ndodhi në Bruksel, ndiqni lajmet qendrore në Televizionin 7, në orën 19:30.

Gjatë kësaj jave, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka udhëhequr një delegacion të MASHT’it që ka marrë pjesë në takimin e 7-të ministror në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion./Express

Etiketa: VJEDHzyrtare
Pas

Njoftimi i rëndësishëm nga Tatimet: Data 10 Korrik afati fundit për…

Para

“Skandali i rradhës: Në Tiranë përmbytet Biblioteka Kombëtare, Kryeministri kërkon para për t’u paguar gjobën e Xhakës dhe Shaqirit”

Para
“Skandali i rradhës: Në Tiranë përmbytet Biblioteka Kombëtare, Kryeministri kërkon para për t’u paguar gjobën e Xhakës dhe Shaqirit”

"Skandali i rradhës: Në Tiranë përmbytet Biblioteka Kombëtare, Kryeministri kërkon para për t’u paguar gjobën e Xhakës dhe Shaqirit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.