Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës. Mësohet se M.G 42 vjeç u kap i dehur në timon, ku pasi u ndalua i ofroi policit një shumë parash me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore. Bëhet me dije se 42-vjeçari pasi rezultoi pozitiv në testin e alkoolit u arrestua.
Policia:
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Shkon në 70 numri i shtetasve të arrestuar të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.
Gjatë kontrolleve parandaluese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin M. G., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ky shtetas me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.
Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.