U kap me 113 mijë euro në makinën luksoze! GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina.
Altin Morina u kap duke qarkulluar me një automjet tip Audi Q8 me 113 mijë euro, një shumë paundësh dhe lekësh në Tiranë disa ditë më parë.
“Nuk ka prova, këto para i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam gati të bashkëpunoj me organin e akuzës për t’i dhënë prova që kanë të bëjnë me arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit. Po shkoja në shtëpi, te Komuna e Parisit, dhe isha drejtuar në “Ish-Bllok” ku banoj”, tregoi ish efektivi pak kohe me pare.