Gjykata e qytetit të Elbasanit, ka vendosur të lirojë nga qelia Ilir Bekon, pronarin e disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër-Elbasan.
Ilir Beko, në seancën gjyqësore ka pohuar se 15 armët e zjarit që u sekuestruar në ambjentet e karburantit të tij në Papër, nuk janë të tijat dhe s’kishte asnjë dijeni për armatimin modern që ndodhej në magazinë.
“Nuk kam lidhje me armë, dhe s’ja kisha iden që ndodheshin në magazinën e karburantit tim.”
Nga ana tjetër, avokatët e tij mbrojtës kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në gjendje të lirë kundrejt një shumë financiare prej 50 milion lekë të vjetra, që biznesmeni Ilir Beko, ishte në gjendje ta vinte si garanci pasurore kundrejt lirimit të tij.
Nga ana tjetër prokuroria e Elbasanit, ka kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg” për Bekon, duke argumentuar se 15 armët e zjarrit, janë gjetur në një banesë që është pronë e tij, në Papër të Elbasanit.
Por pasi ka dëgjuar të dyja palët, gjyqtari i çështjes ka vendosur të pranojë kërkesën e avokatëve mbrojtës duke lënë të lirë Ilir Bekon, kundrejt garancisë pasurore që ai vuri në dispozicion prej 50 milion lekë të vjetra.
Armët u zbuluan në 1 Korrik 2019, një ditë pas atentatit të bërë ndaj dy vëllezërve Klevi dhe Aldo Baho, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur dhe tjetri i vdekur.(lexo këtu për atentatin e bërë ndaj vëllezërve Baho)
(K.H./FAXWEB)