Gjykata e Durrësit ka caktuar 30 ditë arrest në burg për 36-vjeçarin, i cili u vendos në pranga, më 10 mars në portin e Durrësit pasi tentoi të ikte drejt Italisë me 223 200 euro pa i deklaruar.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë burime për Report Tv informojnë se Mariglent Daiu ka deklaruar se paratë e sekuestruara nuk vijnë nga veprimtaritë kriminale.
“Kemi shitur një pronë në Itali”, citohet të ketë thënë 36-vjeçari.
Policia i gjeti paratë të fshehura brenda një çante shpine.