Kuzhinieri 20-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia angleze pasi u kap me drogë. 20-vjeçari i cili punonte si kuzhinier është arrestuar në Nottingham pasi u kap me 5 çanta kokainë.
Bëhet fjalë për Ardit Shametaj që ka dalë sot para gjykatës dhe ka deklaruar se do e shiste kokainën në klubet e natës. Ai ka mbërritur në shtetin anglez nga Venecia me dokumente të rreme, me një tjetër identitet por që mbante emrin e tij, raportojnë mediat angleze. (J.V/Shuplaka)