Burime të Faxweb.al bëjnë me dije Arbër Çekaj ka kërkuar azil politik në Gjermani.
Çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Essaielit, pavarësisht se ka një kërkesë për ta ekstraduar Çekajn drejt Shqipërisë.
Kujtojmë se kokaina u kap në kontenierët e bananeve që po transportoheshin nga Kolumbia në Maminas mohon akuzat.=
Vonesa për ekstradimin e Ccekajt u bë për shkak se krahas hetimeve të autoriteteve shqiptare po zhvillojnë edhe agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit për sasinë rekord të kokainës që mbërriti në Durrës.
38-vjeçari me origjinë nga Tropoja besohet se ka dhënë shpjegime të vlefshme mbi rolin e tij dhe skemën e trafikimit të drogave të forta. Ai u arrestua në një provincë të Dyzeldorfit më 4 maj të 2018-tës dhe për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë përdorte identitet të dyfishtë me mbiemrin Jansen.
Për ngarkesën rekord të kokainës së kapur ndonjëherë në Shqipëri, vijojnë të mbeten pas hekurave vetëm shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri i firmës, Donaldo Lushaj, ndonëse dyshohet se në këtë ngarkesë janë të implikuar disa grupe kriminale.
Por, që prej 28 shkurtit, kur në Durrës u kap sasia e drogës me vlerë 180 milionë euro, veprimet policore duket se janë të vakta. Dosja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe task forca speciale e policisë për operacionin “forca e ligjit”.
(E.K/FAXWEB.AL)