Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin Mark Marku për armëmbajtje pa leje.
Burime bëjnë me dije se 47-vjeçari me banim në Torovicë është vënë në pranga pasi i janë gjetur armë zjarri, krehër dhe fishekë.
Materialet i kaluan prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 47 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë.
Nga shërbimet e Policisë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, me krehër me fishekë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.