Një 40-vjeçar i identifikuar Sandris Nazëraj, është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet kokainë dhe kanabis.
Sipas komunikatës nga Policia e Vlorës, 40-vjeçarit i është gjetur sasi kanabisi dhe kokaine në doza.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin S. N., 40 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan doza lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis.