Xhuli Duda është shtetasja e shoqëruar në komisariat nga efektivët e krimit ekonomik në Kavajë të cilët kanë konstatuar një listë emërore të familjarëve të saj pas takimit në lokalin e Elvis Roshit, i afërmi i një kandidati të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Ajo aktualisht po merret në pyetje, pasi dyshimet janë se ka marrë një sasi lekësh ndërkohë pritet t’i merret një deklaratë edhe z.Roshi.
Burimet pranë policisë së Kavajës konfirmojnë se ajo ndodhet aktualisht në komisariat.