05:32 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U kap me mijëra euro, dollarë dhe paund/ Nis hetimi pasuror ndaj Vladimit Gjutës, i sekuestrohet automjeti i blinduar

13:41 | 11/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U arrestua para selisë së PS-së, flet kushëriri i Vladimir Gjutës: Dihet që është njeri me probleme, pistoletën e mban vazhdimisht me vete

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me prokurorinë, nisi hetimin pasuror ndaj shtetasit Vladimir Gjuta.

40-vjeçari Gjuta, i arrestuar një ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 3, pasi u kap me armë zjarri me vete dhe një shumë të madhe parash.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe shuma të mëdha parash.

Sekuestrohet edhe një automjet i blinduar që e kishte në përdorim 40-vjeçari Gjuta, për të cilin u pretendua dhe se mund të rrezikonte jetën e Ramës, edhe pse policia nuk paraqiti asnjë provë për këtë.

Pjesë nga njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrugën “Çamëria”, rreth orës 08:45, të datës 10.02.2020, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Gj, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Në momentin e kapjes nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3, këtij shtetasi iu gjetën me vete një armë zjarri pistoletë me municon luftarak, një dorezë grushti metalike, si dhe një sasi e madhe parash në valutë dhe lekë shqiptare.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar  dhe atë të Krimeve ndaj Jetës dhe Personit në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe shuma të tjera parash.

Në total iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja.

Po gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. Gj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një mjet të blinduar  autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullonte ky shtetas.

Në vijim të veprimeve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur hetimi pasuror për shtetasin V. Gj.

Në përfundim të veprimeve, materialet iu referuan prokurorisë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

(E.K/Faxweb.al) 

Etiketa: gjuta hetim pasurorvladimir gjuta
Pas

“Nuk kam kohë ta pres”, Veliaj dhe Kurti përplasen në distancë pas anulimit të takimit (Deklaratat kontradiktore)

Para

“Best Performance 2019”, kompania ‘Mediplat’ merr çmimin e rëndësishëm në Itali

Para
“Best Performance 2019”, kompania ‘Mediplat’ merr çmimin e rëndësishëm në Itali

“Best Performance 2019”, kompania ‘Mediplat’ merr çmimin e rëndësishëm në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.