10:27 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U kap pa patentë dhe u lirua nga policia/ Dritan Haxholli duhej të ishte në burg natën që shkoi për të vrarë

18:22 | 16/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Je super i paparë”. Si e komplimentonte Marsida Qatja, Dritan Haxhollin që i vdiq në shtëpi (Foto)

Marseda Qatja dhe Dritan Hoxholli

Gjykata e Kavajës e kishte vendosur në masë sigurie arrest me burg Dritan Haxhollin i cili u vra disa ditë më parë pas një përleshje me armë në shtëpinë e Marsida Qatjas. ABC News disponon dosjen për veprat penale ndaj 41-vjecarit, por që nuk ishte arrestuar nga policia.

Prej më shumë se një muaji, Dritan Haxholli ishte në kërkim, por kjo nuk e pengoi natën e krimit të shkonte tek dritarja Marsida Qatjes. Nga dosja në ngarkim të tij, referuar pesë neneve me vendim të datës 5 Shtator 2019, Gjykata e Kavajës caktoi arrest me burg për Haxhollin. Të njëjtën masë sigurie kishte kërkuar edhe prokuroria e këtij rrethi.

“Me datët 23 .07.2019 nga ana e një punonjësi të policisë së rendit publik, pranë komisariatit të Kavajës u konstatua në segmentin rrugor nga Kavaja në Rrogozhinë, tek mbikalimi i Gosës, automjeti tip Audi me targa AA332 XT. Automjeti ka qenë duke udhëtuar në limitet maksimale të lejuara në atë rrugë me 90 km në orë, dhe u konstatua që Audi po rriste shpejtësinë. Kur polici u bëri shenjë të ndalonte, drejtuei ndaloi. Atij iu kërkua leja e drejtimi dhe dokumenti i mjetit. Drejtuesi u prezantua si Tan Peza dhe nuk iu bind policit për tu futur brenda në makinë. Polici njoftoi patrullën e cila do të bënte shoqërimin e tij në komisariat. Por personi i perzantuar si Tan Peza ka kaluar sipër kufizuesve anësore metalike dhe është hedhur në rrugën dytësore. Nga patrullat u identifikua se ky person ishte Dritan Haxholli, thuhet gjatë shqyrtimit të provave nga Gjykata e Kavajes e cila vendosi burg për të akuzuarin”.

Nga ky moment 41-vjeçari që u përplas me armë zjarri dhe u vra me dy plumba nga polici i burgjeve Bledar Toçi  duhej të ishte ne burg. Abc News pyeti për këtë fakt shefin e komisariatit të Kavajës. Por nuk mori përgjigje mbi arsyet e mos arrestimit të personit që nuk ishte thjesht në kërkim për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, dhe mosbindje ndaj policisë, por i shpallur i rrezikshëm.

Dritan Haxholli qarkullonte pa patentë. Duket sikur asnjëherë nuk ka disponuar një dokument të tillë. Në shkresën nr 49 75/ 1 prokuroria mësoi nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Rrugor në Durrës, që ky njeri nuk ishte pajisur me leje drejtimi.

Në dosje, Abc Neës mësoi, se për të njëjtat akuza me herët Haxholli ishte dënuar dy herë me burg. Rreth një vit më parë në datë 29 .06 .2018 kjo gjykate e  kishte dënuar me  5 muaj burg. Kurse në datë  20 Nëntor 2018  u dënua me tetë muaj burg.

Natën e masakrës Dritan Haxhollit nuk i hynte në punë patenta e as që në shtëpinë e Marsida Qatja ndodhej një oficer policie. Me vete kishte kallashnikovin. Pas një debati të shkurtër verbal shtiu dy herë ndaj tij, por për fat arma iu bllokua.

Bledar Toçi ndodhet ende në spital në masë arresti me burg, kurse Dritan Haxholli pa patente u vra vetëm një muaj pasi Gjykata në pikën 3 të vendimit “arrest me burg” kishte urdhëruar:

“Urdhaërohet prokuroia pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për ekzekutimin e këtij vendimi”./ABCNews

Etiketa: dritan hoxholli
Pas

Pas largimit të Briken Fejzullahut, Veliaj zbulon se kush është kryebashkiakun e ri Natës në Tiranë

Para

“Gjykata Kushtetuese ngrihet brenda vitit”, avokati Ferdinand Ndoja: Besnik Muçi i plotësonte kriteret

Para
“Gjykata Kushtetuese ngrihet brenda vitit”, avokati Ferdinand Ndoja: Besnik Muçi i plotësonte kriteret

"Gjykata Kushtetuese ngrihet brenda vitit", avokati Ferdinand Ndoja: Besnik Muçi i plotësonte kriteret

Discussion about this post

 



Të Fundit

I prenotuan të këndonin në një lokal, por në fakt lokacioni ishte tokë e zbrazët! Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Shtetet e Bashkuara duan të revokojnë vizat për studentët kinezë, rregulla më të ashpra për ata të lidhur me Partinë Komuniste. Revoltohet Pekini: Diskriminim!

Deri në 2500 euro për një pistoletë/ Zbardhen detaje nga operacioni “Puzzle”, si trafikoheshin armët nga Kosova në Shqipëri

“Votat e mia i kaluan një kandidati tjetër”/ Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale në qarkun Tiranë

Aksident në Divjakë/ 18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari. Pamje nga vendngjarja

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 10 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Vajza palestineze që humbi këmbën në sulmin izraelit pret të ketë një këmbë protetike

Ushtria izraelite urdhëron dëbimin e palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës

Hyn në fuqi nga 1 korriku/ Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku ka fëmijë

Lufta në Ukrainë, SHBA: Nëse Rusia merr vendimin e gabuar, do t’i braktisim bisedimet për paqe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.