Gjykata angelze ka dënuar me 50 vite burg 7 shqiptarë, të cilët ishin arrestuar për trafik droge. Sipas mediave britanike shqiptarët u kapën me një sasi të madhe kokaine, ku kishin kohë që ishin pjesë e një rrjeti trafiku të lëndëve narkotike.
Shtatë anëtarët e kartelit shqiptar të drogës po planifikonin të importonin kokainë me vlerë 3 milion paund. Hetuesit e policisë së Londrës kanë zbuluar se grupi në fjalë ka pasur një veprimtari të gjerë në shpërndarjen e kokainës, dhe dyshohet se ata kanë shpërndarë sasi të madhe kokaine në Londër.
Policia gjatë aksionit nëntorin e kaluar në Oksford kapi Edison Zebin, 21 vjeç, Ergert Ibrihimi, 27 vjeç. Ata u kapën me 12 kilkogramë kokainë. Po kështu teksa policia kontrolloi banesën e tyre u kapën edhe 20 kilogramë kokainë.
Të pandehurit që u shpallën fajtorë nga gjykata dhe u dënuan janë:
Ergert Ibrihimi, 27 vjeç (13.11.1990), i cili nuk kishte vendbanim të përhershëm u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 4 vjet burg;
Gentian Rina, 21 vjeç(5.4.1996), banor në Oksford ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg;
Vilson Elezi, 29 vjeç(2.6.1988), banor në Outram, Oksford ishte akuzuar për për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e pasurisë kriminale. Ai u dënua me 8 vjet burg;
Damiano Kola, 21 vjeç(28.10.1996), nga Outram Road, Oksford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg;
Klodian Rina, 20 vjeç (4.3.1997), banor në Rymers Lane, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg.
Lulzim Ramadani, 31 vjeç (18.6.1986), banor në Herschel Crescent, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 5 vite e 8 muaj burgim.
Edison Zebi, 21 vjeç (12.7.1996), i cili nuk kishte vendbanim fiks, ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg. (J.V/Faxweb)