Një operacion antidrogë është bërë nga policia e Tiranës është bërë gjatë natës ku janë vënë në pranga 3 persona dhe janë sekuestruar 65.6 kilogramë kanabis.
Gjatë operacionit të koduar “Vakumona” janë vënë në pranga tre persona:
Bashkim Joca, 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
Albi Joca , 19 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
Mirel Joca, 18 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
Si dhe shpallet në kërkim personi me inicialet P. L., Këta persona janë kapur dje rreth orës 20:00, tek vendi i quajtur “Gurorja e Kllojkës” në këto rrethana:
Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kanabis sativa në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.
(J.V/Faxweb)