12:05 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U kapën me mall kondrabandë, arrestohen 6 persona mes tyre dy femra

20:25 | 01/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet në Elbasan 32-vjeçari i dënuar me 15 vite burg , policia zbardh të kaluarën kriminale (EMRI)

6 persona mes tyre 2 femra  kanë mbetur të arrestuar pas  operacionit të policisë të koduar “Transportuesi”.

Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se personat I.N, 56 vjeç, D.K., 36 vjeç , D. M., 55 vjeç,  M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe K.Sh., 44 vjeçe, banuese  në Durrës, janë arrestuar për posedim të një sasie mallrash si veshje, barna dhe produkte të tjera, me vlerë të konsiderueshme të dyshuar si  kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni antikontrabandë “Transportuesi”.

Operacion nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga 6 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë , pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe më pas ndjekjes me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan operacionin e koduar ” Transportuesi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

• M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkoder.
• D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
• K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.
• I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
• D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
• M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tegut” , me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.

Theksojmë se të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme për të gjitha moshat , parfume dhe barna mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera’ në bashkëpunim” dhe ” Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore“ të parashikuar nga nenet 174/2 dhe 175 të Kodit Penal.

Pas

“Tryezë dialogu me Edi Ramën?”, reagon Bardhi: Nuk tërhiqemi nga kauza jonë, këto janë lajme tymnajë

Para

Banorët e Astirit-Ramës: Nuk do të kemi më mëshirë, përgatitu për të marrë përgjigjen e merituar

Para
Banorët e Astirit-Ramës: Nuk do të kemi më mëshirë, përgatitu për të marrë përgjigjen e merituar

Banorët e Astirit-Ramës: Nuk do të kemi më mëshirë, përgatitu për të marrë përgjigjen e merituar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Anija luftarake e Koresë së Veriut dëmtohet gjatë lëshimit, Kim Jong Un “shpërthen” në akuza dhe thërret mbledhje urgjente

Mbështetje e përshtatur nga SHBA për reformimin dhe modernizimin e sistemës penitenciare shqiptare

Dosja 5D, GJKKO rrëzon kërkesën për ndarjen e çështjes për 4 për të pandehurit

OKB fillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza për herë të parë që nga marsi

Panik në ajër, avioni në Indi goditet nga breshër dhe përplaset me zog pas turbulencave

U nda sot nga jeta, çfarë deklaroi Lame kur u dorëhoq nga drejtimi i Kadastrës: Tërheqja ime ‘dhuratë’ për ditëlindje! Më duhet të kujdesem për shëndetin

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA! Netanyahu: Të shtohen masat në misionet diplomatike izraelite në mbarë botën

Tare firmos me kuqezinjtë, e hëna dita vendimtare e nënshkrimit me “Djallin”

Agresori thërret “Palestina e lirë”, detaje nga vrasja e punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.