Gjykata e Lezhës ka vendosur “arrest me burg” per Armand Lukanin dhe “arrest shtëpie” per Amelda Elezin.
Gjykatësi vendosi të lërë në “arrest shtëpie” 21-vjeçaren pasi ajo është shtatzënë.
“Të caktohet ndaj te dyshuares Amelda Elezi masa e sigurimit “Arrest ne shtepi “, e parashikuar ne nenet 237 i K.Pr.Penale, pasi dyshohet per vepren penale te “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal .
5. Urdherohet e dyshuara Amelda Elezi qe te mos largohet nga banesa ku banon e ndodhur ne Lagjen “Spile” qyteti Himare deri ne perfundim te procedimit penal te ngritur ndaj saj“, thuhet në vendimin e gjykatës Lezhë
Armand Lukani dhe Amelda Elezi, u kapën të martën me tre mina me telekomandë, të cilat do t’i shisnin.
Përpara se të paraqiteshin në Gjykatën e Lezhës ka folur për mediat dhe babai i dy të rinjve. Ai u shpreh se se fëmijët e tij janë të pafajshëm dhe dikush tjetër i ka përdorur ata.(Lexo ketu)
Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëshorti i Almendës,Esmerald Elezi.
Vendimi i Gjykatës:
1. Vleftesimin e ligjshem te arrestimit ne flagrance te vendosur nga policia gjyqesore ndaj te dyshuarit Armand Lukani.
2. Vleftesimin e ligjshem te arrestimit ne flagrance te vendosur nga policia gjyqesore ndaj te dyshuares Amelda Elezi.
3. Te caktohet ndaj te dyshuarit Armand Lukani masa e sigurimit “Arrest ne burg”, e parashikuar ne nenet 238 i K.Pr.Penale, pasi dyshohet per vepren penale te “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve,armeve shperthyese dhe i municioni”, parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.
4. Te caktohet ndaj te dyshuares Amelda Elezi masa e sigurimit “Arrest ne shtepi “, e parashikuar ne nenet 237 i K.Pr.Penale, pasi dyshohet per vepren penale te “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal .
5. Urdherohet e dyshuara Amelda Elezi qe te mos largohet nga banesa ku banon e ndodhur ne Lagjen “Spile” qyteti Himare deri ne perfundim te procedimit penal te ngritur ndaj saje.
6. Urdherohet e dyshuara Amelda Elezi qe ne raste te nevojave urgjente mjeksore per tu paraqitur ne qendra shendetesore apo Spital te njoftoje menjehere Policine Gjyqesore prane Komisariatit te Policise Lezhe.
7. Urdherohet lirimi i menjehershem i te arrestuares Amelda Elezi nga gjendja e paraburgimit, nese nuk mbahet e arrestuar per ndonje mase tjeter sigurimi ose eshte duke vuajtur ndonje denim tjeter penal.
8. Prokuroria dhe Policia Gjyqesore te zbatojne urdhrat e dhena nga gjykata.
9. Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Shkoder, brenda 5 diteve nga e nesermja e shpalljes.