Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasit P. M., 51 vjeç dhe E. Ç., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke vjedhur në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo”.
Si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan 2 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas, në subjekte të ndryshme, ku janë marrë vlera monetare, paisje të ndryshme elektroshtepiake/vegla pune/pije alkoolike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.