15:11 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U kërcënua me pistoletë në kokë, Fatmir Guda: “Ja si më zunë pritë maskat”

18:47 | 28/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U kërcënua me pistoletë në kokë, Fatmir Guda: “Ja si më zunë pritë maskat”

Ish-kryetari i bashkisë së Leskovikut Fatmir Guda, zbulon detaje të tjera nga kërcënimi I sotshëm me pistoletë në kokë.

“Nëse mund t’i shpëtosh prokurorisë, s’mund t’i shpëtoni plumbit. Ndaj, mos e hap shumë gojën”, mësohet të kenë qenë fjalët me të cilat kërcënuesi iu drejtua Gudës.

Në një intervistë për një të përditshme shqiptare, Guda pohon se kanë qenë dy persona të armatosur dhe maskuar që i kanë zënë ‘pritë’ 30 metër afër shtëpisë, duke e kërcënuar me jetë.

“Ditën e sotme dy persona rreth orës 17:10 dy persona të maskuar dhe armatosur më janë afruar. Isha 30 metra larg shtëpisë, por rruga ishte e pandriçuar, ishte errësirë. Njëri prej tyre mu afrua dhe më foli, ndërsa tjetri ishte pasiv. Ruante territorin.”, shprehet Guda.

Kjo nuk është hera e parë për Gudën që merr shantazhe dhe kërcënime, kështu që ai tregon se ndjen frikë jo vetëm për vete por edhe për fatin e familjarëve të tij.

“Ky nuk është kërcënimi i parë. Më datën 20 nëntor, ditën kur u mbajtën zgjedhjet për kryetar Bashkie në Kolonjë u kërcënova nga persona të armatosur e maskuar. Gjithçka bëhet që unë të mbyll gojën, pas hetimeve të prokurorisë. Unë jam nënkryetari i PD-së së Kolonjës dhe anëtar i këshillit bashkiak.”, shton më tej ai.

Në fund, ish-kryetari i bashkisë së Leskovikut tregon se nuk ka besim tek strukturat e policisë, pasi ato sipas tij s’i kanë ofruar asnjë mbështetje deri më tani. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: fatmir gudakercenim
Pas

Konflikti mes Izraelitëve dhe Palestinezëve, John Kerry: Nuk mund të ketë paqe pa zbatuar rekomandimet për bisedime

Para

E arrestuar 3 herë por ‘Kristjana Sexobeat’ nuk ndalet, ja çfarë bënë këtë rradhë

Para
E arrestuar 3 herë por ‘Kristjana Sexobeat’ nuk ndalet,  ja çfarë bënë këtë rradhë

E arrestuar 3 herë por ‘Kristjana Sexobeat’ nuk ndalet, ja çfarë bënë këtë rradhë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pjeshka shtrenjtohet pas dëmeve nga ngricat e pranverës

Kolonjë/ Autoritetet marrin masa kundër murtajës, blegtorët me 47 mijë krerë bagëti

Vance: SHBA duan të arrijnë një marrëveshje afatgjatë me Iranin

Aksident i rëndë në rrugën Vlorë-Selenicë, një i plagosur rëndë

Teherani refuzon negociatat, bota kërkon ulje të tensioneve

Papa reagon, Irani kthehet drejt Rusisë. Ati i Shenjtë kërkon dialog, ministri i jashtëm iranian nesër në Moskë

Hegseth pas sulmit në Iran: Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë dhe tani kërkohet paqe

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për kohë të vështira

SHBA rrëzon programin bërthamor iranian, njofton Sekretari i Mbrojtjes

Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, lufta lë plagë të thella

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.