12:40 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon rivlerësim për gjyqtarin Bashkim Dedja

16:53 | 26/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon rivlerësim për gjyqtarin Bashkim Dedja

Gjyqtari Bashkim Dedja pasi kaloi vettingun, do të përballet edhe  me Komisionin e Posaçëm të Apelimit. Operacioni Ndërkombëtar  i Monitorimit (ONM) ka paraqitur sot pranë organeve përkatëse një shkresë ku kërkon që kreu i Gjykatës Kushtetuese duhet të kryer sërish rivlerësimin e tij. ONM ka treguar dhe pikat ku mbështetet në kërkesën e tyre.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datën 13 qershor, pavarësisht se nuk e justifikonte dot pasurinë e tij. Për këtë arsye edhe ONM ka kërkuar një rivlerësim për të.

Njoftimi i plotë

Sot, më datë 26.7.2018, Komisioneri Publik, në ushtrim të funksionit të tij kushtetues, depozitoi pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ankimin ndaj vendimit nr. 24, datë 13.6.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Pas

Deputeti gjerman Ballës: Duhet të bindni shumë shtete të Evropës

Para

Vettingu, ONM pritet të ankimojë edhe Arta Markun. Përfaqësuesi Jacobs: Nuk di të dallojë shkelësit e ligjit

Para
Vettingu, ONM pritet të ankimojë edhe Arta Markun. Përfaqësuesi Jacobs: Nuk di të dallojë shkelësit e ligjit

Vettingu, ONM pritet të ankimojë edhe Arta Markun. Përfaqësuesi Jacobs: Nuk di të dallojë shkelësit e ligjit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Sulmuan mediat gjatë protestës së PD-së, Policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim autorin

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV fillon lutjen në Bazilikën e Shën Pjetrit

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.