Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe konkretisht:
- Arben Farka, 35 vjeç, banues në lagjen 11 Nëntori, Elbasan.
- Gramos Nasto, 41 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan.
Pasi në lagjen “11 Nëntori”, shtetasit e lartpërmendur për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë ushtruar kontrollet në banesat e shtetasve, ku shtetasi A.Farka ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kontrollin e banesës së tij. Policia gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjeti dhe sekuestroi një dozë me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, ndërsa në banesën e shtetasit G. Nasto, gjeti dhe sekuestroi 2.4 gramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , parashikuar nga nenet 236/2 dhe 283 të Kodit Penal për shtetasin A.Farka ndërsa shtetasi G.Naso për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283.
(M.Q/Faxweb)