Në lidhje me disa pamje filmike të publikuara në rrjetet sociale ku në ambientet e Spitalit Rajonal Fier shfaqen disa shtetas duke u konfliktuar, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit O. O., 18 vjeç dhe P. O., 22 vjeç, banues në Levan, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. O., 28 vjeç dhe R. H., 50 vjeç, banues në Levan, pasi ditën e djeshme, në ambientet e Spitalit Rajonal Fier janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, duke u goditur me grushte, dhe nuk i janë bindur urdhrit të Punonjësve të Patrullës së Përgjithshme për t’u shoqëruar në Komisariatin e Policisë.