Një ditë më parë futbollisti i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, u kritikua nga presidenti i klubit të Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili u shpreh se Hysaj kishte gabuar në disa ndeshje.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reguar menaxheri i tij Mario Xhiufredi, të cilitduket se nuk i kanë pëlqyer këto kritika.
Xhiufredi u shpreh se Hysaj ka luajtur ashtu si në vitin e mëparshëm dhe se është një lojtar me rendiment të lartë.
“Sipas meje, gjithçka është thënë, është e pasaktë, është e vërtetë që ka filluar sezonin e kaluar në mënyrë të ndryshme pasi vinte nga Europiani dhe bisedimet për rinovimin e shpërqendruan pak. Pastaj erdhi edhe lindja e djalit të tij, ka jetuar disa situata që nuk e lejuan që të shprehej në maksimum.
Por duhet të them se Hysaj, që nga mesi i sezonit e deri në fundin e kampionatit, ka luajtur ashtu si në vitin e mëparshëm. Që nga mesi i sezonit ishte një lojtar me rendiment të lartë, ashtu siç ka qenë gjithmonë’, u shpreh menaxheri. (S.SH/Shuplaka)