Vetëm dy ditë më parë në kalanë e Gjirokastrës u zhvillua një koncert me rastin e Ditës së Europës. Nuk ishin të pakta edhe figurat publike që morën pjesë në këtë event.
Përveç kryeministrit Edi Rama, Blendi Çuçit, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, Mirela Kumbaro, ishin dhe një sërë politikanësh të tjerë.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje dhe që u kritikua ishte deputetja e PD-së, Majlinda Bregu e cila morri pjesë në këtë event.
Por ajo nuk ka qenë vetem në këtë event por e shoqëruar nga vajza e saj, Kejda. Të dyja shfaqen në këtë foto në rruhën e kalasë të këtij qyteti të veshura casual por të buzëqeshura. Nuk ka munguar as shprehja nga ana e Majlinda Bregut për këtë foto, ku shkruan: “Bëj mama të të ngjaj”.
Duhet të sjellin në vëmendje që pas kritikave ndaj saj, Bregu u shpreh se kujtdo që nuk i pëlqen vendimi i saj për të ndjekur Europën, të mendojë mirë për të ardhmen e Shqipërisë.
“Eshte i treti vit qe Dita e Europes udheton ne kryeqendrat e kultures shqiptare.
Sot ishte ne Kalane e Gjirokastres. Me nje performance te shkelqyer te Robert Bisha & Fanfara Tirana.
Nuk di ku do te jete vitin tjeter, por do te jem perseri kudo ku te kujtohet dita e Bashkimit te Europes!Te asaj Europe qe u be fati im politik! Kujtdo nuk i pelqen, le te marre fryme e te mendoje mire cila eshte e ardhmja qe Shqiperia meriton! Do ta ndjek Europen kudo te jete neper Shqiperi!”, shkruan Bregu. (J.V/Shuplaka)