Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat për Shkëlqim Mirin, gjyqtarin që iu gjetën 300 milionë lekë në banesën e tij.
Avokati i Gjyqtarit Ardian Visha tha se një pjesë e parave që avokati kishte në banesë do ti përdorte për kurimin e tij, pasi ishte ekzaminuar me tumor në kokë.
Visha tha se pjesa e parave që u gjet në dhomën e gjumit të fëmijëve ishin para që gjyqtari ia kishte marrë në ruajtje një miku të tij, me të cilat do të blihej një pronë.
Shkëlqim Miri, 46 vjeç, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë’, u arrestua në funksion të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Grupi hetimor kishte krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për favorizim e një të dënuari për veprën penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të paligjshme.
(E.K/FAXWEB)