Çifit i moshuar nga Korça, që u nxorën në mes të katër rrugëve nga fëmijët, kanë folur për Fax News.
Fadil Mane 82-vjeç ka thënë se qytetarët kanë mbledhur disa shumë për të siguruar jetësën për disa ditë.
“Kam 4 femijë. Çupa me dhëndrin na moren lekët e shtëpisë dhe na nxorën jashtë.
Kemi fjetur në hotel. Lekët na i kanë dhënë qytetarë të ndryshëm. Jemi të semurë. Marrim pension dhe blejmë ilaçe. Gruaja është e sëmurë .
Kujdesem unë për atë. Më ka dhunuar nusja. Djali nuk më pranon në shtëpi”, tha ai.
Çifti i moshuar ka kërkuar ndihmë nga njerzit pasi prej ditësh ndodhen në rrugë dhe mes të ftohtit.
(E.V/Faxweb.al)