07:27 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“U lanë pa bukë 66 familje”, Meçorapaj për shkarkimet në Selenicë: Nuk mund të ngrohim vetëm karriget

17:26 | 21/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“U lanë pa bukë 66 familje”, Meçorapaj për shkarkimet në Selenicë: Nuk mund të ngrohim vetëm karriget

“Nuk më vjen mirë që në Bashkinë e Selenicës e cila është drejtuar nga zoti Binaj u bënë shkarkimet masive të 66 punonjësve duke lënë pa bukë 66 familje. Nuk më vjen mirë gjithashtu që Rama i nis pastrimet nga Vlora, zona edhe ku është zgjedhur deputet”. Kështu u shpreh ish-deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj lidhur me shkarkimet masive në bashkinë e Selenicës menjëherë pas marrjes së detyrës të kryebashkiaktu të ri, Pëllumb Bimaj.

“Rilindja ka dhënë pak ose aspak fonde për bashkitë e drejtuara nga e djathta dhe kjo ka qenë e qëllimshme. Çuditërisht kjo fshesë prek vetëm të djathtët dhe çuditërisht prek banorët e Selenicës dhe nisi pikërisht ndaj tyre”, tha Meçorapaj në studion e lajmeve të Fax News.

Ndërsa për zgjedhjet e 30 Qershorit, Meçorapaj tha se, përveç patericës sipas saj të kandidatit për bashkinë e Selenicës të ardhur nga Bindja Demokratike, në këtë qytet u zhvilluan zgjedhje të njëanshme.

Pretendimin e kryebashkiakut, Pëllumb Binaj kur tha se 66 punonjësit e shkarkuar, janë të pastrim gjelbërimit, të cilët kanë qenë të punësuar me kontrata të përkohshme dhe u ka përfunduar afati i kontratave, ish-deputetja tha se është një reagim politik që e ka bërë duke zbatuar urdhërat politike.

“Në krye të qeverisjes është një kopulë totalisht kundër interesave të vendit. Për sa kohë vazhdon  të drejtojë vendin Edi Rama, natyrisht Partia Demokratike mund të qëndronte vetëm për të ngrohur karriget aty. Nuk funksionon asnjë hallkë përfshirë edhe bashkitë nën drejtimin e Edi Ramës. Mendoj se njerëzit kanë reflektuar dhe kanë reaguar më tepër.

Kjo krizë politike do të ndikojë absolutisht në dhënien e një përgjigje pozitive për negociatat nga Bashkimi Europian”.

A ka pasur mbështetje nga persona në pushtet Mihal Kokëdhima pasi ishte denoncuar disa herë për shkelje të ligjit?

“Padiskutim që po. Imazhi që u la për turizmin shqiptar dhe jo vetëm është mjaft I dëmshëm. Pse dita e sotme duhej të niste me një aksion mediatik kur prej 20 vitesh vepronte në atë vend Mihal Kokëdhima. Është bërë për propagandë se sa për zbatimet ligjore, ndoshta për të treguar se sulmojmë edhe ata që janë pranë nesh. Natyrisht që ka pasur një mbështetje nga njerëzit në pushtet”, tha ndër të tjera Meçorapaj.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1287794911382548/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Nada Meçorapaj
Pas

Godet me grushta 2 policët, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

Para

Debati për emrin e stadiumit, FSHF sulmon Braçen: Tifoz pushtetar, e bën për kredo politike

Para
Debati për emrin e stadiumit, FSHF sulmon Braçen: Tifoz pushtetar, e bën për kredo politike

Debati për emrin e stadiumit, FSHF sulmon Braçen: Tifoz pushtetar, e bën për kredo politike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Murtaja e Bagëtive në Shqipëri /Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare me Kosovën

Shqipëria ndër destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në vitin 2025

Temperaturat dhe kushtet atmosferike për 20 Qershorin

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.