22:35 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U largua nga detyra kur ishte ministër Saimir Tahiri, kush është kandidati i ri për kryetar i BKH-së (EMRI)

19:03 | 29/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
(VIDEO) Ish ministri Tahiri në Gjykatën e Krimeve të Rënda, “mbërrijnë” dhe 53 fashikujt e prokurorisë për çështjen

Në garën për kryetar të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), kanë kandiduar deri më tani 20 persona që vijnë nga profesione të ndyshme ndërsa procesi është i hapur deri më 30 Janar.

Ndërkohë, emri 21 i zbuluar deri më tani është ai i Urim Rexhepit, i cili ka shfaqur interes për të kandiduar për postin e rëndësishëm.

Rexhepi i cili aktualisht jeton në SHBA, ka gradën kryekomisar, ndërsa është larguar nga detyra gjatë kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri.

Mësohet se kërkesën e tij e ka bërë duke dorëzuar një CV pranë SPAK teksa ka treguar për TCH edhe arsyet se përse e ka marrë një vendim të tillë.

Ai thotë se po kandidon sepse dëshiron që në Shqipëri të sundojë ligji dhe që shqiptarët të mos ikin nga vendi i tyre për shkak të korrupsionit.

“Aplikova për në BKH sepse dua që në Shqipëri të sundojë ligji dhe dua që shqiptarët mos të ikin më nga vendi i tyre për shkak të korrupsionit”, ka thënë Rexhepi.

Urim Rexhepi, kandidat për kryetar i BKH

Pas publikimit të vetëm pesë emrave kandidatë për kreun e BKH, nga komisioni i SPAK, burime brenda Prokurorisë së Posaçme konfirmojnë për Faxweb.al se deri më tani numri në total ka arritur në 20 aplikantë, të cilët pretendojnë të drejtojnë Byronë Kombëtare të Hetimit.

Burimet saktësojnë se pjesa më e madhe e aplikimeve vijnë nga radhët e policisë, dhe ish-drejtues policie. Afati përfundimtar për të aplikuar është data 30 janar.

Pak ditë më parë u bënë publikë dhe emrat e 5 kandidatëve që kanë dorëzuar derimë tani dokumentet, të cilët ishin.

Ibrahim Disha, ish-oficer policie i cili aktualisht jeton në Kanada.

Artan Shkëmbi, një nga drejtuesit njësisë Forca e Ligjit

Gjovalin Ulndreaj, oficer policie deri në 2003 dhe prej atëherë ka punuar si avokat.

Adriatik Ago, Zv/ drejtori i SHÇBA-së, një nga zyrtarët e lartë të policisë që ka kaluar procesin e vettingut.

Sabri Hoxha, profesor mjekësie, ekspert mjeko-ligjor. Ai ka kryer disa fakultete si për inxhinieri, mjekësi dhe juridik

Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë e cila bën thirrje ndaj çdo personi që plotëson kriteret për të aplikuar.

“E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë: https://bkh.al/aplikim/”, shkruan ambasada.

Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja ka njoftuar hapjen e garës për kreun e Bryosë Kombëtare të Hetimit. Në një njoftim për mediat, Kraja kërkon që drejtori të jetë një person me integritet të lartë, i aftë profesionalisht dhe i motivuar për të kryer detyrën.

“Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj  për shpalljen e Njoftimit për Pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky njoftim shënon hapin e parë të projektit për krijimin e një skuadre të madhe hetuesish të policisë gjyqësore që do të punojnë ngushtësisht me Prokurorët e Posaçëm. 

Ne duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për  Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së”, thuhet në njoftimin e tij.

Sipas Krajës, i gjithë procesi do të monitorohet nga ndërkombëtarët, ndërsa kandidati fitues do të trajnohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të gjithë aplikantët do të ftohen të marrin pjesë në një proces rigoroz dhe sfidues përzgjedhjeje, që përfshin aplikimin elektronik, testimin e aftësive fizike, provimin me shkrim, intervistimin e strukturuar dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe integritetit.

Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe do të monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar. Kandidati fitues do t’i nënshtrohet  një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI)”, përfundon njoftim

(F.GJ&E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: BKHurim rexhepi
Pas

Rudina Dembacaj shfaqet me Mark Frrokun në tapetin e kuq, u mbyll gojën të gjithëve

Para

“Ndalohet për kontrabandë nëndrejtori i “Albpetrol”, kompania drejtohet nga Mero Baze dhe kushërira e Margaritit”

Para
“Ndalohet për kontrabandë nëndrejtori i “Albpetrol”, kompania drejtohet nga Mero Baze dhe kushërira e Margaritit”

"Ndalohet për kontrabandë nëndrejtori i "Albpetrol", kompania drejtohet nga Mero Baze dhe kushërira e Margaritit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.