I ftuar në emisionin “Proçesi Sportiv” në Top Channel, ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, flet për situatën e kampionatit shqiptar, dhe për largimin e tij nga Partizani, apo një çështje të nxehtë si gjykimi në Superiore.
Unë jam shkëputur përfundimisht. Më ofruan të prish kontratën, dhe unë do jem xhentëllmen deri në fund. U habita kur Moxhi më emëroi trajner.
Ai tha se di të kërkojë falje kur di të bëjë gabim. Jemi futur në Europë, kemi bërë paraqitje të mira. Tifozët janë të lodhur, ata duan kampionatin.
E vetma kontraditë që kam pasur me Olsi Ramën, ka qenë se më ka thënë të mos merrem me arbitrat. I kam thënë të mos ngatërrojë grintën time me nervozizmin tim. Nëse nuk isha me grintë në Kukës, ekipi nuk fitonte.
Demi më tha se nuk kam asnjë objektiv kur e mora Partizanin. I thashë më ruaj nga arbitrat, se objektivi im është vendi i dytë.
Moxhi më mori në telefon. Më tha se Olsi Rama nuk dinte gjë për mua. Nuk kishte ndonjë simpati të madhe për punën tënde, dhe më tha kështu si erdhi puna, edhe unë nuk do vij më. Do flas me miqtë e mi në Tiranë, por edhe me presidentin, dhe nuk do vij më.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post