Policia ka vënë në pranga një 61-vjeçar në Shijak pasi aksidentoi me makinë një 14 vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dje Iljaz Tabaku, banues në Shijak, teksa drejtonte mjetin tip ‘Reno’ ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale M.V., i cili pas mjekimit të marrë është larguar për në banesë.
Fill pas aksidentit Tabaku është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe kapur menjëherë nga uniformat blu.
(B.H/Shuplaka)