Xherdan Shaqiri është trajneri më i ri i Liverpool pasi u trandsferua nga ekipi i Stoke City. Ai është shprehur mjaft I kënaqur për këtë transferim por nga ana tjetër ka shkruar dhe një letër për fansat e tij tek Stoke City.
Shaqiri ka falenderuar të gjithë fansat e skuadrës si dhe shokëtn e tij, ndërsa shpreh dhimbje që sezoni i kaluar ishte I dështuar për Stoke City pasi ra nga Premier Liga.
“Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi që t’i falënderoj të gjithë fansat e Stoke Cityt, shokët e mi të skuadrës dhe stafin për mundësinë që ma dhanë për të luajtur në Angli në këto tre vite të mrekullueshme. Edhe pse sezoni i kaluar përfundoi me dhimbje, nuk kam asnjë dyshim se klubi do të rikthehet në Premier Ligë shumë shpejt. Gjithmonë do të kem vend në zemrën time për Stoke.
“Dhe tani për LFC. Mezi po pres që t’ia filloj këtij kapitulli të ri të karrierës sime, të vrapoj në Anfield, si pjesë e shtëpisë së skuadrës, do të jetë një moment shumë, shumë i veçantë për mua. Jam duke e shikuar të ardhmen time si një i Kuq”, thotë ai. (B.H/Faxweb)