Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në rast se merr besimin e shqiptarëve për një mandat qeverisës ka premtuar se do të zhdukë varfërinë ekstreme në vendin tonë.
Gjithashtu Berisha premtoi se do të dyfishojë rrogat dhe pensionet, ndërsa do të transformonte shëndetësinë dhe arsimin.
Pyetje: Shqiptarët të larguan nga pushteti me 1 milion vota kundër, cfarë do tu ofroni më shumë shqiptarëve që do t’i kërkoni një mandat qeverisës?
“Sali Berisha do të bënte Shqiptarë të harronin Sali Berishën e mandatit të dytë. Një mandate do të vendosen liritë dhe të drejtat e tyre. Do të kishte ndryshime të qeniet e tyre ekonomike. Që të marrësh një borxh sic ka marrë Edi Rama. Sot borxhi ka shkuar në 107% dhe rrogat dhe pensionet jo vetëm që nuk janë rritur por për shkak të inflacionit janë ulur me gati 40%. Sali Berisha do të nxirrte shqiptarët nga varfëria ekstreme, do të dyfishonte rrogat dhe pensionet. Do të bëja transformim rrënjësor për shëndetësimin, arsimin që shqiptarët të jetojnë me dinjitet. Askush nuk do tu prekte votën. Më votuan kundër u thashë mirupafshim. Isha betuar që një votë të mos preket. Shqiptarët nuk janë të lirë, njerëz që vidhen cdo ditë nuk janë të lirë port ë shpërfillur”, tha Berisha.