Detaje të tjera kanë dalë nga grabitja e ndodhur pak më parë në Shkozet të Durrësit, pre e së cilës ka rënë familja e një biznesmeni.
Sipas të dhënave të para, mësohet se grabitësit kanë lidhur të gjithë anëtarët e familjes, dhe kanë marrë të gjitha paratë që ndodheshin në shtëpi, rreth 10 mijë euro, ndërsa mësohet se biznesmeni është Elton Kelmendi, i cili merret me transport ndërkombëtar.
Gazetarja Elitjona Doko, raportoi për Fax News se teksa janë larguar kanë marrë peng edhe djalin e biznesmenit për siguri, ndërsa e kanë lënë të lirë disa kilometra larg shtëpisë. Mësohet se kanë qenë 3 persona të armatosur dhe të maskuar, ata që kanë kryer grabitjen. Banesa e biznesmenit mësohet se ndodhet pranë Gjykatës së Apelit në Shkozet.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si dhe vënien e autorëve para drejtësisë, ndërsa janë ngritur postblloqe në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Durrësit.
Fax News, ka siguruar edhe foto të biznesmenit të grabitur.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post