Gazetarja e kronikës Klodiana Lala me anë të një postimi në rrjetet social Facebook është shprehur mjaft e revoltuar ndaj veprimit të maxhorancës për të votuar ligjin e Teatrit.
Sipas saj ai ishte një akt i turpshëm që ligjëroi vjedhjen e Pronës Publike.
“Shteti ka rënë. Sepse ka rënë Gjykata Kushtetuese. Plani që çoi në kapitullimin e Gjykatës Kushtetuese ishte sa djallëzor aq edhe mafoz.
Akti i turpshëm që ndodhi në Kuvend duke ligjëruar vjedhjen e Pronës Publike që sjell dhe shembjen e Teatrit Kombëtar nuk mund të zhbëhet sepse s’ka Kushtetuese.
Për të gjithë zërat mediokër që duartrokitën rënien e Gjykatës po ju kujtoj se nuk janë as më shumë e as më pak se njerëz pa shtyllë kurrizore.”
(M.Q/Faxweb)