00:39 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U lirua pak ditë më parë, shoqërohet nga policia pranë selisë së PS-së Vladimir Gjuta

10:06 | 10/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U lirua pak ditë më parë, shoqërohet nga policia pranë selisë së PS-së Vladimir Gjuta

Vetëm 5 ditë pasi u lirua nga burgu, është shoqëruar sërish në polici, Vladimir Gjuta. Bëhet me dije se ai është shoqëruar nga efektivët e Gardës pranë ambinteve të selisë së Partisë Socialiste.

Gjuta është shoqëruar pasi është kapur me armë me vete, ndërsa kishte pak ditë që ishte liruar nga burgu. Mësohet se armën ja kanë hequr gardistët e më pas e kanë dërguar në polici.

Gjuta ishte ishte arrestuar në fillim të janarit të këtij viti, pasi akuzohej se kishte dhunuar një të afërmin e tij.

Pavarësisht se kishte pësuar thyerje të dhëmbëve, kushëriri i Gjutës kishte tërhequr denoncimin dhe për këtë shkak Gjykata ka vendosur lirimin e tij.

“Më datë 4 janar, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor V. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se në datën 02.01.2020 ka goditur me sende te forta shtetasin J. H.

Gjithashtu po ky shtetas dyshohet se është autori i ngjarjes së datës 19.12.2019, të ndodhur në Rrugën e Elbasanit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku është goditur me sende të forta shtetasi S. Xh. Materialet në ngarkim të shtetasit V. Gj., i kane kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.”– thuhej në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se në vitin 2015 Vladimir Gjuta u arrestua me akuzën  për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ndalimi i tij u nga forcat RENEA dhe reparti i Krimeve të Rënda, në hyrje të tunelit të Kalimashit.

Në momentin e arrestimit, Gjuta ishte duke udhëtuar drejt qytetit të Kukësit me një automjet tip “Opel” me targa Kosove, si dhe ndodhej nën shoqërinë e një shtetasi nga Kosova. Gjuta akuzohej edhe për kërcënime me SMS ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Një vit më vonë në vitin 2016 Vladimir Gjuta fitoi lirinë. Lirimi erdhi pas vendimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pushoi procedimin penal ndaj shtetasve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, të dyshuar për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

(M.Q/Faxwenb.al)

Etiketa: arrestohet serishselia psvladimir gjuta
Pas

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, Balla tregon kur do të zhvillohen zgjedhjet e parlamentare

Para

“Kemi 27 muaj pa marrë pagat”, punëtorët e nënstacionit elektrik ngrihen në protestë, i dërgojnë peticion kryeministrit

Para
“Kemi 27 muaj pa marrë pagat”, punëtorët e nënstacionit elektrik ngrihen në protestë, i dërgojnë peticion kryeministrit

"Kemi 27 muaj pa marrë pagat", punëtorët e nënstacionit elektrik ngrihen në protestë, i dërgojnë peticion kryeministrit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.