Banorët e Rrethfik të njësisë administrative Levan po zhvillojnë një protestë për tokat. Ata pretendojnë që njësia i ka marrë tokat që kanë pasur në përdorim duke ja dhënë të tjerëve, jo banorë të zonës, me kontrata 99 vjet.
Fermerët në Rrethfik ankohen se tokat që kanë pasur në përdorim deri para dy vitesh, janë marrë me qira nga persona të tjerë për 99 vjet, me kontrata të lidhura me ministrinë e Bujqësisë.
Sipas fermereve, personat që kanë marrë këto toka me qira i kërcenojnë.
(M.Q/Faxweb)